Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë këtë të martë, por në axhendën e tij nuk është parashikuar të negocioje për kërkesat që e kane çuar opozitën në një protestë pa afat poshtë zyrës së kryeministrit.
Pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e BE në Tiranë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, tha se puna dhe negociatat politike zhvillohen vetëm brenda Parlamentit.
?Si me duket protesta e opozitës? Mjaftueshëm e lezetshme. Nuk jam këtu për të negociuar kërkesat e opozitës. Do ta takoj zotin Basha. Dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat mes partive politike duhet të bëhen në Parlament?.
Fleckeinstein takoi dhe kryeministrin Rama në zyrën e tij për afro 1 orë por nuk pranoi që të komentojë se ku u përqendrua diskutimi i tyre.
Me pas në këmbë iu drejtua zyrës se kryeparlamentarit Ilir Meta, ku ka qëndruar me tepër së 90 minuta.
Reportuesi pritet të takohet dhe me kryetarin e Partisë Demokratike dhe të martën në një konferencë për shtyp do të bëjë publike konkluzionet e vizitës.
Në Twitter përpara se të niste këtë vizitë ai shkruante se ishte i lumtur që por rikthehej në Tiranë, ku do te kishte një axhendë te vështirë dhe bisedime serioze./ TV KLAN