Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja demokrate Jorida Tabaku hodhi poshtë akuzat e mazhorancës se opozita po i fshihet reformës në drejtësi dhe argumentoi se Partia Demokratike votoi reformën në drejtësi.
Arsyeja e protestës, tha deputetja demokrate është për të mbrojtur votën.
Tabaku: Mazhoranca që ka bërë grevë urie për të bllokuar procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, këtë nuk duhet ta thotë.
Partia Demokratike votoi reformën në drejtësi dhe fal PD-së, sot kemi një Kushtetutë të ndryshuar që i ka hapur rrugë këtyre reformave. Qytetarët në 2013-n, na kanë kërkuar që të mbrojmë votën.
Të rinjtë demokratë artikulojnë si një ndër arsye të protestës Ligji e Arsimit të lartë, konfuzioni e krijuar tek maturantët. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se modeli i Bashës është ndryshe për të gjithë shqiptarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-ps-se-tabaku-kemi-votuar-reformen-ne-drejtesi-po-mbrojme-voten/