Ambasadori i OSBE: 2 miliardë euro të pista do të përdoren për zgjedhjet

RTV KLAN 2017-06-03

Views 2

Ambasadori i OSBE ?se, Bernd Borchardt ka lëshuar një prej sinjaleve me të forta të alarmit për rrezikun e përdorimit të parave të drogës në zgjedhje. Në emisionin ?Tonight? në Ora News ai tha se janë të paktën 2 miliardë euro para të pista që vijnë nga kultivimi dhe trafiku i drogës, që mund te përdoren në zgjedhje për të blerë deputetë.

Bernd Borchardt: Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje . Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë.

Ambasadori i OSBE ?se për këtë arsye ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme.

Bernd Borchard: Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara. Ne po mbështesim qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. Ka elemente shumë pozitivë që i kam parë.

Borchard foli edhe për rrezikun social nga kultivimi i kanabisit.

Bernd Borchardt: Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme. Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?!

Sipas tij, kultivimi dhe trafikimi i kanabisit janë një spirale që ka përfunduar keq, me rreziqe të drejtpërdrejta për Shqipërinë./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS