Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka vlerësuar rolin e policisë së shtetit në zgjedhjet e 2017. Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e lavdërueshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar. "Isha këtu pikërisht dy vjet më parë dhe ju fola në atë kohësa u përket zgjedhjeveparlamentare të vitit 2017, duke e nxitur Policinë e Shtetit që ta kryente detyrën e vet me përkushtim për garantimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të organizuara në përputhje me dispozitat ligjore. Kryet një punëtë mirë në vitin 2017 dhe sjellja juaj profesionale gjatëatij ciklit zgjedhor ishte e lavdërueshme.
Gjithashtu, keni shënuar shumë progresqë nga viti 2007, pra, që nga zgjedhjet vendore të 12 viteve më parë, të cilat përbëjnë një pikë referimi sa i përket sjelljes profesionale të policisë në zgjedhje. Që nga ajo kohë, të gjitha raportet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve kanë vënënë dukje rolin pozitiv të policisë gjatëgjithë procesit zgjedhor, rol të cilin presim që të vazhdoni ta luani.
Natyrisht, që të gjithëjemi të vetëdijshëm për klimën politike të krijuar në vend vetëm tre muaj para datës sëzgjedhjeve. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisëështë thelbësor për garantimin e besimit publik në procesin zgjedhor duke luftuar të gjitha llojet e shkeljeve zgjedhore nga ana e individëve apo partive politike.
Debatet politike mund të shkaktojnëuljen e besimit publik në procesin themelor demokratik të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mirëpo, unë jam i sigurt se sjellja profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit, mund takompensojë këtë duke shtuar besimin te njerëzit se vota e tyre vlen vërtet dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë, të mbarë shoqërisë shqiptare" deklaroi ambasadori i OSBE-së. Bernd Borchardt pas deklaratave të tij të fundit dhe thirrjeve për PD-në dhe LSI-në që të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit është sulmuar nga opozita.