Ora News - BOOM: Banorët e Belshit të prekur nga tërmeti i 2014 nuk janë dëmshpërblyer ende

Ora News Emisione 2017-06-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në maj të vitit 2014 bashkia e Bleshit dhe Cërrikut në Elbasani janë prekur nga një tërmet, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Kamera e emisionit BOOM në RTV Ora News pa nga afër dëmet që ky tërmet ka shkaktuar. Por shqetësimi i banorëve është dëmshpërblimi pasi jo të gjitha familjet janë në listën që përfitojnë nga fondi i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Pas rënies së tërmetit bashkia e Belshit ngriti një grup pune të përbërë nga tre persona të cilët pasi bënë vlerësimin e dëmit plotësuan procesverbalin, të cilin ja dërgojnë Këshillit të Qarkut Elbasan. Ky i fundit caktoi një tjetër grup pune të përbërë nga 5 persona dhe pas vlerësimit ata plotësuan një procesverbal final të cilën ja dërguan Këshillit të Ministra që miratoi një fond për 139 famijë, që në fakt numri real i familjeve të prekura nga tërmeti është 218.
Pavarësisht kësaj, nga këto 139 familje për të cilat është miratuar fondi 111 kanë marrë dëmshpërblimin, ndërsa 28 të tjera nuk e kanë marrë akoma.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/boom-banoret-e-belshit-nuk-jane-demshperblyer-nga-termeti-i-2014/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS