http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita thote se kryeministri Edi Rama nuk e mbajti premtimin e tij per rindertimin e shkollave te demtuara nga termeti. Sipas Partise Demokratike, shume objekte qe pritej te ishin gati ne shtator, ne fakt nuk kane filluar ende.Në një deklaratë për mediat nga një shkollë në Kryevidh të Rogozhinës, ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se nuk ka ende një plan masash për transportin e fëmijëve dhe mësuesve.?Jemi në fshatin Kryevidh me banorët, në vendin e shkollës 9-vjeçare që siç e shihni ka vetëm rrënoja. Rama premtoi se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të jenë gati në shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur këtu në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, sikur se nuk ka ndodhur në Durrës, në Thumanë dhe kudo ku ka pasur shkolla të dëmtuara. Kjo nuk ka ngjarë sepse kjo qeverisje nuk e ka në vëmendje arsimin, nuk e ka prioritet arsimin. Rrogozhina është futur në zonat e prekura nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit, por shkollat e kësaj bashkie janë të pa ndërtuara dhe nuk janë gati. Nga 4 të tilla, nga të dhënat vetëm në njërën ka filluar ndërtimi por nuk ka përfunduar. E keqja më e madhe është që nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 kilometra për të mbërritur në shkollën tjetër që në gjendje të keqe sa ç?ka qenë shkolla e Kryevidhit në vendin e të cilës sot janë vetëm rrënojat. Dhe madje kjo qeverisje nuk ka fare plan transportin e tyre . Banorët thonë se e kanë përballuar vetë ata dërgimin e fëmijëve në shkollën që është 10 kilometra larg.?Për Boçin, shkollat pritëse në Rrogozhinë kanë problemet e degradimit fizik, problemet e kushteve higjeno-sanitare dhe të klasave.?Edhe sivjet në kushtet e pandemisë COVID-19 nuk ka një plan masash për transportin e fëmijëve, për transportin e mësuesve dhe për ti ardhur në ndihmë me paketa financiare këtyre fëmijëve me familje në gjendje jo të mirë ekonomike për të përballuar rregullat e protokollit të sigurisë nga coronavirusi. Për pos kësaj, shkollat pritëse këtu në Rrogozhinë sikurse në të gjithë Shqipërinë, kanë problemet e degradimit fizik, problemet e kushteve higjeno-sanitare, problemet e klasave sepse nuk ka klasa. Nxënësit duhet të shkojnë në turnin e dytë dhe nuk do kenë asgjë, as klasën e tyre të personalizuar, as bankën e personalizuar dhe as mjetet mësimore.?