Edhe pse ka deklaruar se do të rikandidoj si deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk rreshti së përsëritur se nuk është aspak e lehtë të përfaqësosh vlonjatët për shkak të karakterit të vështirë që thotë se ata kanë duke ia bërë të vështirë punën në këto 4 vite që kryeson listën e këtij qyteti në parlament.
Në një aktivitet të organizuar për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për qytetarët që kanë përfituar nga procesi i legalizimeve kryeministri nuk i ka kursyer batutat disa prej të cilave i adresoi dhe tek çadra e protestueseve opozitar.
Në Vlorë kryeministri vizitoi dhe urgjencën e spitalit të qytetit, ku është finalizuar investimi, si pjesë e programit italo-shqiptar, prej 320 mijë euro për përmirësimin e urgjencave në zonat bregdetare, ku përveç Vlorës kanë përfituar dhe spitalet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Sarandës.
Tv Klan
///
Ora 09:53
?Vlora renditet e para për abuzimin me ligjin, ku faktikisht nuk është bërë asnjë legalizim banese dhe legalizimet e bëra kanë qenë mbi rërë apo mbi gurët e plazhit, në zona të mbrojtura natyrore dhe për bizneset. Kjo është historia, sot jemi ndryshe 93% e legalizimeve të sotme janë për banesa dhe do bëjmë të mundur që ky proces të mos ndalet. Po keni parasysh që në 8 vitet e atij, që është mirë mos t?i përmendet emri, se krijohen dallgë, pjesën me të madhe të legalizimeve e ka bërë për bizneset.
Ne në dy vite e pak, kemi bërë shumë punë dhe detyrimet kanë qenë shumë të pakta. Nuk ka diskutim që ndryshimi është i qartë dhe rrënjësor sepse deri dje për të bërë legalizimin e banesës duhet të paguaje mbi dorë dhe nën dorë? u shpreh kryeministri Rama./tvklan.al