Report TV - Protestë në Fushë Milot, banorët: Të shtrohet rruga ose bojkot zgjedhjeve

Report TV 2017-06-04

Views 2

Rreth 400 banorë të Fushë Milotit kanë dalë sot në një proteste për rrugën kryesore të këtij fshati, që e lidh me bashkinë e Kurbinit dhe pjesë të tjera të rrethit.

Ata thonë se kanë 26 vjet që kërkojnë shtrimin e kësaj rruge por asnjëherë premtimet e dhëna nëper fushatat e shumta nuk janë zbatuar.

Banorët i janë drejtuar edhe kryetarit të bashkisë së Laçit Artur Bardhi por ai i është përgjigjur se as nuk e ka në mend një gjë të tillë.

Banorët thonë se janë te vendosur në vendimin për të mos mare pjesë në zgjedhje nëse rruga nuk shtrohet.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të shikojë punën e dobët dhe indiferentizmin e kryetarit te bashkisë Artur Bardhi.

Share This Video


Download

  
Report form