Do të djegim kutitë e votimit! Kjo është indinjata e banorëve të fshatit Zhapokikë në rrethin e Tepelenës. Shkak për këtë, është rruga e dëmtuar e fshatit të tyre e cila është kthyer në makth për banorët e këtij fshati.
Ata thonë se në çdo periudhë zgjedhjesh i?u premtohet se do t?u shtrohet rruga, por deri tani çdo gjë ka mbetur në kuadër të premtimeve dhe asgjë reale.
Fshati Zhapokikë ka mbi 800 votues, të gjithë njëzëri shprehen se nuk do të dalin në votime nëse nuk i?u rregullohet rruga para votimeve, e cila ka një gjatësi rreth 4 km.
?Nëse nuk shtrohet rruga ne nuk qasim kutitë e votimit fare?
?Kemi probleme me rrugën, nëse nuk bëhet një zgjidhje ne nuk pranojmë kuti fare. Mos të marrin fare mundimin që të sjellin kutitë e votimit?
?Zjarrin kemi për t?iu vënë kutive të votimit nëse nuk bëhet rruga, s?kemi ç?i duam votimet para rrugës?
?Neve nuk na interesojnë votimet, na intereson vetëm rruga e fshatit. Na vijnë na mashtrojnë dhe ikin pastaj?, shprehen banorët.