Rama: Dëmshpërblim për banorët e Zharrzës. Punimet nuk do të rifillojnë

RTV KLAN 2017-06-04

Views 1

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që komunikimin e tij javor në rrjetet sociale t?ia kushtojë banorëve të Zharrzës, të cilët pas katër ditësh marshim në këmbë nga Fieri në Tiranë, janë vendosur përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, duke vijuar kështu protestën kundër kompanisë Bankers Petrolium.

Duke iu referuar ekspertëve, Kryeministri sqaroi se tronditjet që u shkaktohen shtëpive të tyre, patjetër që lidhen me zonën naftëmbajtëse, por jo domosdoshmërisht me operacionet e sotme. Mundësia tjetër, theksoi Rama është që mund të kenë ndodhur lëvizje të shtesave në thellësi që provokojnë tërmete artificiale, në zonat naftëmbajtëse.

?Përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimin në disa prej puseve. Tani presin përfundimin e ekspertëve. Ndalimin e vazhdojnë e kërkojnë sot edhe ata që rrugëtuan drejt Tiranës, por kjo është një kërkesë e përmbushur kohë më parë. Pra aktualisht nuk ka injektime të ujit teknologjik, në atë pjesë që prej fundvitit të shkuar. Sidoqoftë, më të drejtë banorët janë mosbesues, pas aq shumë vitesh braktisje nga shteti dhe duan garanci që injektimet nuk do të rifillojnë. I mirëkuptoj plotësisht dhe u kemi thënë vazhdimisht dhe u them përsëri, jo nuk do të rifillojnë. Ky është momenti për të zgjidhur njëherë e mirë, çdo gjë në favor të sigurisë së jetës së tyre dhe pastaj të tjera?.

Kryeministri Rama tha gjithashtu, se prej dy muajsh qeveria po punon për evidentimin e të gjitha dëmeve, shtëpi për shtëpi dhe inventari i dëmeve sëbashku me dëmshpërblimin financiar është drejt përfundimit. Kreu i qeverisë tha se po punohet edhe për një plan mbështetjeje, për banorët e kësaj zone.

?Prej kohësh ne kemi folur me kompaninë Bankers Petroleum, për një program dëmshpërblimi për shtëpitë e prekura nga tronditjet dhe po punohet për ta garantuar këtë sa më parë. Jo vetëm kaq, por ne po hartojmë edhe një plan mbështetjeje, që do t?ia kërkojmë kompanisë për komunitetin, lidhur me projekte të ndryshme sociale dhe në lidhje me punësimin?.

Kryeministri theksoi se këta banorë po nxiten kundër qeverisë, nga ata që kërkojnë të përfitojnë nga hallet e njerëzve të thjeshtë, për interesat e tyre.

?Protestojnë për një hall për të nxjerrë përfitime, për organizatat e tyre fantazmë. Sot të gjithë këta pelivanë janë rreshtuar në krah të banorëve të Zharrzës dhe s?po lenë gurë pa luajtuar kundër qeverisë. Disa prej tyre, që e ëndërrojnë rrëzimin e qeverisë, po bëjnë sikur s?kanë lidhje me çadrën e dëshpërimit, këtu poshtë zyrës time. U kishin bërë gati edhe një çadër të ardhurve nga Zharrëza, për t?u dukur mes tyre si engjëjt mbrojtës të të varfërve?./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS