Report TV - Vrasja e Çiçës,Milloshi:S'doja të dorëzohesha, më shtyu familja

Report TV 2017-06-04

Views 2

Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici Renato Milloshi, i vëtëdorëzuar ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet si ndihmës i Jani Aliajt në vrasjen e Elton Çiços në Bllok.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Milloshi ka deklaruar se nuk ka dashur të vetëdorëzohet, por që familja e tij e ka shtyrë drejt këtij veprimi.

??Nuk doja të vetëdorëzohesha, e vendosa me familjarët??,-mësohet të ketë thënë Milloshi.

Milloshi në deklaratën e tij ka thënë për Aliajn se ka dëgjuar se fshihet në një vend të Bashkimit Europian. Por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vendodhjen e tij. Ai është shprehur se gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim nga policia, është fshehur në periferi të Tiranës.

??Kam dëgjuar se është diku në një vend të BE-së, por kaq di. Unë gjatë kësaj kohe jam fshehur në periferi të Tiranës. Për të mos më kapur policia ndërroja shumë shpesh banesat ku qëndroja??,-është shprehur Milloshi.

Share This Video


Download

  
Report form