Report TV - Mandati i Rroshit, Kushtetuesja shtyn seancën për në 7 mars

Report TV 2017-06-04

Views 0

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 7 mars ora 12:00, seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Kavajës, i cili ka ankimuar vendimin e KQZ-së që i hoqi atij mandatin.

Shtyrja e seancës u bë me kërkesë të avokatit mbrojtës, Theodhori Sollaku, për arsye shëndetësore.

Në Kushtetuese u paraqitën palët nga Parlamenti, Qeveria, KQZ dhe Prokuroria, ndërsa nuk u paraqit Rroshi dhe as avokati i tij mbrojtës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kavajës, si dhe dy deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, në 29 dhjetor të vitit të kaluar, për efekt të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar në formular një dënim në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form