BE denoncon përpjekjet për bllokim të drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë denoncon fushatën për të bllokuar procesin e Vettingut. Zyrtari i lartë i përfaqësisë diplomatike të Brukselit në vendin tonë, flet për përpjekje për të delegjitimuar procesin e pastrimit të drejtësisë nga të korruptuarit.Kur flitet për reformën në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë për Vettingun, i cili është kyçi i kësaj reforme, gjatë javëve të fundit ka pasur një fushatë për të delegjitimuar procesin, të bllokojë Vettingun. Për mua është habitëse të shoh metodat që po përdoren, për të vënë në pikëpyetje qëllimet e partnerëve ndërkombëtarë, si dhe qëllimet e personave të veçantë. Kjo fushatë synon të njollosë të gjithë faktorët, pjesë e reformës në drejtësi.?Duke ripërsëritur rëndësinë e Vettingut në funksion të procesit të integrimit europian, Gambert tha se organizatorët dhe dirigjuesit e kësaj fushate, nuk gëzojnë besimin e qytetarëve.?Ata që po e orkestrojnë këtë fushatë e dinë shumë mirë se nuk besohen nga qytetarët. Kur shesh statistikat , sa i takon besimit tek gjyqësori, sheh se është i ulët. Por strategjia e tyre nuk është të rifitojnë besimin, por të vendosin të gjithë në këtë nivel besimi dhe dyshimi. Integrimi europian bazohet ne dialog institucional dhe Vettingu është përcaktuar si kusht për hapjen e negociatave, pavarësisht se kush është në krye të Delegacionit, apo Komisioner në Bruksel, apo kryeministër këtu në Shqipëri.?Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar si në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe ata financiar, në arritjen e reformës në drejtësi, e cila tashmë ka hyrë në pikën më kritike, atë të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve e prokurorëve në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form