Lotaria e kuponave tatimore, përpjekjet për të “joshur” klientët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse shkoni që të blini një shishe ujë me mund të fitoni një makinë. Ministria e Financave në mars të vitit 2015-të do të futë për herë të parë në Shqipëri llotarinë e kupave tatimorë, kjo për të rritur arkëtimin e TVSH-së dhe për të luftuar evazionin. Mendohet se shmangja më e madhe që i bëhet pagesës së TVSH-së është për ata të cilët kanë kasa fiskale por që vlerat e mëdha të artikujve që shesin nuk i kalojnë në kasë. Dy janë variantet që po diskutohen për lotarinë e kuponave tatimorë: njëra e hedhja e një shorti muaj për muaj dhe më pas një shorti të madh çdo vit, ndërsa varianti tjetër është kur t?i shpallë fitues në moment. Mbledhja e kuponave për 2014-ën ka shënuar rritje. Arbër Prenga, shef i pajisjeve fiskale në drejtorinë e tatimeve thotë se nga 13.2 milionë kuponë të mbledhur në 2013-ën, këtë vit janë mbledhur 16.2 milionë. Megjithatë duhet luftuar edhe pjesa e kasave aktive, nga 27 mijë që ishin inaktive, tani që flasim janë 9 mijë. përmirësim i duhet bërë edhe sistemit të monitorimit të brendshëm të kasave. Ministrisë së Financave dhe asaj të ekonomisë i duhet që të diktojë edhe me kompanitë të cilat ofrojnë shërbimin e kasave fiskale në Shqipëri, pasi jo të gjitha do të mund të kenë sisteme që prodhojnë letrën e cila të jetë njëkohësisht edhe letre lotarie dhe të përmbajë një kod. 3 prej këtyre kompanive janë akuzuar në të shkuarën nga opozita e dikurshme, sot në qeveri për favorizim. por nëse do të jetë vetëm njëra firmë e cila do ta ofrojë këtë shërbim kjo mbetet për tu parë.

Share This Video


Download

  
Report form