Ora News – Shqipëria e bar-kafeve, mbi 13 mijë biznese të këtij lloji

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i bar-kafeve është një ndër më të sukseshmit në Shqipëri. Këtë e vertetojnë të dhënat e Institutit të Statistikave, sipas të cilave në të gjithë Shqipërinë rreth 13.000 biznese të kësaj natyre ushtrojnë aktivitetin e tyre. Referuar numrit të bareve në raport me popullësinë, Shqipëria renditet e dyta pas Spanjës për numrin e lartë të kafeneve, 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Të rinjtë mendojnë se arsyet që qëndrojnë në kafe është papunësia dhe mungesa e alternativave të tjera.
Mjafton një vëzhgim i thjeshtë dhe rastësor në kryeqytet, për të parë se si shpenzohen orë të tëra në kafenetë pranë shtëpisë, punës apo universitetit.
Madje, janë të rinjtë ata që në dukje zënë numrin më të lartë që po kalojnë paraditen në lokale.
I lartë është numri i biznesve i kësaj natyre. INSTAT raporton për vitin 2015 në Shqipëri 13.612 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndërsa sipas një përllogaritje të revistës ?Monitor? vendi ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë.
Një pjesë e të rinjve thonë se papunësia është një ndër arsyet kryesore përse shqiptarët rrinë gjatë në kafe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-e-bar-kafeve-mbi-13-mije-biznese-te-ketij-lloji/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS