Çelet panairi që i vjen në ndihmë grave të dhunuara. Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë çelur një panair, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për të mbështetur gratë viktima të dhunës.
Fatma Karaj një prej organizatoreve të këtij panairi u shpreh se kjo ndihmë modeste do të shkojë për viktimat e dhunës.
?Ky panair fillimisht është organizuar nga zyra e gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Nëpërmjet këtij ne dëshirojmë që t?iu vijmë në ndihmë grave të duhura për t?iu plotësuar sadopak nevojat e tyre bazike. Ne nuk jemi as të parët as të fundit që organizojmë gjëra të tilla?, tha
Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Gazmend Aga, u shpreh se dhuna ndaj grave është e dënueshme në librin e shenjtë të Kuranit.