Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është pesonazhi qeveritar i radhës që ka firmosur peticionin e shoqërisë civile për reformën në drejtësi. Përmes kësaj firme që po hedhim të gjithë ne, tha Kodheli, po demostrojmë se ne mund të bëjmë që gjërat të ndodhin. Ndërsa theksoi se ky proçes është shumë i rëndësishëm për Forcat e Armatosura.
Firmosja e peticionit të reformës në drejtësi është një fakt ku ne demostrojmë vullnetin politik se përmes këtij proçesi ne mund ti bëjmë gjërat të ndodhin.
Kështu u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pasi dha firmën e saj, ku theksoi se proçesi i vettingut më mirë se kudo tjetër është një nevojë për Forcat e Armatosura.
Kodheli: Unë më shumë se kushDo tjetër ose si pak kush tjetër di se çfarë do të thotë vetting. Për të qenë pjesë e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të ArmatosUra ti duhet të kalosh në një proçes që quhet vetting. Krejt konforte dhe shumë e njohur për ne, pak e njohur për publikun i cili e njeh sot si nevojë për të spastruar jo vetëm pallatin e drejtësisë, por për të spastruar shoqërinë shqiptare nga çdo e keqe, për ti sjellë shoqërisë shqiptare një reformë në tryezë e cila do të hapë thjesht dhe vetëm rrugën drejt negociatave në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pro-reformes-kodheli-vetingu-me-rendesi-per-forcat-e-armatosura/