Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ekonomisë dhe i Finacave në një mbledhje në një nga sallat e parlamentit ka vendosur të shkarkojë Kreun e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shkreli. Me 11 deputetë të pranishëm, me 9 vota pro dhe 2 kundër, vendimi do t?i kalojë për votim seancës së radhës plenare. Dy deputet e LSI, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica votuan kundër sepse sipas tyre, nuk ka material mjaftueshëm për të marrë vendimin e shkarkimit.
Pas dështimit 3 ditë më parë për shkak të kuorumit të munguar nga mospjesëmarrja e deputetëve të LSI, komisioni i Ekonomisë, është mbledhur në një nga sallat e parlamentit dhe me 9 vota pro dhe 2 kundër ka shkarkuar kreun e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.
Dy deputetët e LSI, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica nuk e mbështetën këtë vendim duke votuar kundër sepse sipas tyre, nuk është paraqitur dokumentacion i mjaftueshëm për shkarkim.
Kadeli: Votuam kundër sepse pasi arkugemtet për shkarkimin e Shehajt janë të pamjaftueshme. Mbase kishte nevojë për më shumë kohë për ta parë këtë kërkesë dhe për të analizuar shkeljet e saj. Ne nuk ishim të mbindur sepse vazhdojmë të jemi të pabindur sepse në Shqipëria ka shumë institucione të ngjashme që duhe të shkarkojnë jo vetëm drejtuesit por pjesën dërmuese të tyre të cilët kanë në dorë fatin ekonomisë së vendit dhe po i keqpërdorin në mënyrë abusive. Psh komisioni i Punëve Publike është një institucione që është kthyer në gangrenë të bizneseve shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shkarkohet-enkelejda-shehi-nga-kreu-i-amf-se-lsi-ishte-kunder/