http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e tensionit politik, kur opozita prej tre javësh ka ngritur çadrën në bulevard, komuniteti i biznesit bën thirrje për stabilitet politik. Sipërmarrësit i kërkojnë te dyja palëve që të angazhohen për të dialoguar me qëllim rikthimin e opozitës në kuvend. Kjo kërkesë e biznesit u bë gjatë një takimi me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Biznesi e vuri theksin tek ajo qe ata e quajnë veting ne ekonomi. Pas politikes, pastrimit duhet t?i nënshtrohen edhe ato dege qe përfaqësohen nga paratë e krimit. Por lideri demokrat evidentoi se sikundër ekonomia vuan nga konkurrenca dhe monopolizimi, situata është e njëjtë edhe në politikë. Më tej Basha u ndal tek sektorë të veçantë të ekonomisë që sot vuajnë nga mungesa e vizionit qeveritar, korrupsioni si dhe nga krimi. Sipas tij platforma e Partisë Demokratike ka analizuar çdo element ekonomik dhe ofron zgjidhjen e duhur për çdo sektor.