PD: Fund bojkotit, me kushte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka shprehur gadishmërinë për t?i dhënë fund bojkotit në kuvend. Ne deklaratë e Kryetarit të Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, nder te tjera theksohet: Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjesimit të debatit parlamentar nga dyshja Rama-Meta. Me qëllimin e vetëm për të ndalur transparencën dhe llogaridhënien parlamentare para qytetarëve, Rama-Meta shkelin Kushtetutën dhe ligjin, refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por për të shuar fjalën e lirë në Kuvend nuk janë mjaftuar me kaq. Edi Rama ka instaluar në Kuvend individë me rekorde kriminale të cilët i përdor për skenare dhune kundër opozitës. Opozita mund të përballet fizikisht me këta horra dhe urdhëruesin e tyre Rama, por skenaret e gjakderdhjes nuk janë zgjidhje por përshkallëzim drejt një konflikti civil me pasoja të pallogaritshme për vendin. As nënshtrimi i Partisë Demokratike para krimit dhe aleatëve të tij politikë nuk ka për të ndodhur kurrë.

Share This Video


Download

  
Report form