http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertët ndajnë të njëjtin mendim sa i përket efektit pozitiv që pritet të japë ligji i faljes fiskale, duke fshirë ato borxhe, të cilat nuk kanë më shanse të mblidhen, apo edhe duke nxitur bizneset të formalizohen. Por niveli i borxhit prej 90 miliard lekësh, konsiderohet një shifër e lartë, e cila sipas ekspertëve, duhet të shoqërohet me një rishikim të politikës fiskale. Nga ana tjetër, ekonomistët thonë se ligje të tilla duhet të shoqërohen edhe me një strategji konkrete të mirë menaxhimit të borxhit shtetëror, në të kundërt këto nisma japin mesazhin negativ. Qeveria thotë se nga ligji i fshirjes dhe faljes fiskale ka një efekt prej 90 miliardë lekësh, nga të cilat 30 miliardë janë detyrime qe parashikohet të arkëtohen, ndërsa 60 miliardë janë gjoba dhe kamatëvonesa, që do të falen.