Report TV - Tahiri intervistë,e moshuara e përqafon:S'vjen më ministër si ty

Report TV 2017-07-04

Views 0

Në kuadër të iniciativave të ndërrmara për rritjen e bashkëpunimit të policisë me publikut, Drejtoria e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë ekspozuar pajisjet që përdoren nga policia.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i larguar Saimir Tahiri.

Në fjalën e tij, Tahiri ka falenderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin si dhe ka deklaruar se të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm që kthimi mbrapsht në kohë nuk i vlen askujt.

" Besoj e patë këtu, në çadrat e këtij Panairi: Kjo është Policia që duam, e siç kemi bërë Policinë do bëjmë gjithë Shqipërinë. Me sa pasion e forcë kemi punuar për të bërë Policinë e Shtetit, kemi bërë dhe për ekonominë e punësimin, e shumë më shumë do bëjmë akoma në vazhdim. Falënderoj çdo qytetarë që kemi më shumë forcë, më shumë fuqi për të ecur përpara. Njerëzit e dinë që është më keq të kthehemi mbrapsht", u shpreh Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form