Në kuadër të iniciativave të ndërrmara për rritjen e bashkëpunimit të policisë me publikut, Drejtoria e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë ekspozuar pajisjet që përdoren nga policia.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i larguar Saimir Tahiri.
Në fjalën e tij, Tahiri ka falenderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin si dhe ka deklaruar se të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm që kthimi mbrapsht në kohë nuk i vlen askujt.
" Falënderoj çdo qytetarë që kemi më shumë forcë, më shumë fuqi për të ecur përpara. Njerëzit e dinë që është më keq të kthehemi mbrapsht", u shpreh Tahiri.
I pyetur nga gazetarët se çfarë i ka mbetur peng që nuk e ka bërë teksa ishte ministër i Brendshëm Tahiri refuzoi t'i përgjigjej e ndërsa tha është besimplotë që gjërat do të shkojnë shumë mirë.