Report TV - Basha: Fatmir Xhafaj ministër vetëm po kaloi mbi trupat tanë

Report TV 2017-07-04

Views 1

TIRANE- Në ditën e 29 të protestës së opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me ish- të përndjekurit ka kërcënuar për destabilizim duke u bërë thirrje protestuesve që të mos lejojnë Fatmir Xhafajn që të futet në Ministrinë e Brendshme.

E ndërsa e akuzoi si hetues të diktaturës komuniste dhe narkotrafikant, lideri i opzoitës deklaroi se Fatmir Xhafaj do të futet në Ministrinë e Brendshme vetëm nëse do të kalojë mbi trupat tanë.

Pas zotimit para protestuesve, Basha i bëri thirrje Xhafajt që të tërhiqet nga aventura para se të jetë vonë, ndërsa zgjidhja sipas tij është vetëm qeveri teknike.

Share This Video


Download

  
Report form