Report TV - Bllokimi i zgjedhjeve, PD plan për tërheqjen e anëtarëve të KQZ

Report TV 2017-07-04

Views 0

Opozita shqiptare pritet të përshkallëzojë qëndrimet dhe lëvizjet në raport me zgjedhjet e 18 Qershorit, për t?i imponuar shumicës krijimin e një qeverie me bazë të gjerë si dhe shtyrjen në kohë të zgjedhjeve parlamentare.

Krahas shtimit të dy kushteve në fund të javës së katër të protestës me turne para Kryeministrisë, Partia Demokratike mësohet se po përgatitet për një tjetër hap radikal, për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve në 18 Qershor, sikundër është përbetuar prej më shumë se një muaj.

Konkretisht, pas refuzimit për të propozuar anëtarët për KZAZ dhe tërheqjes së dokumentacionit për regjistrimin e disa partive në zgjedhjeve, fronti opozitar do të shohë mundësinë për të tërhequr anëtarët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çka do të vështirësonte punën e KQZ për administrimin e zgjedhjeve, sidomos sa i përket miratimit të një numri vendimesh me shumicë të cilësuar.

Shqiptarja.com ka mësuar nga përfaqësuesit e partive opozitare se, tërheqja e tre anëtarëve të KQZ, dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe një i Partisë Republikane, do të jetë hapi i radhës, në kushtet e mungesës së reflektimit nga ana e mazhorancës qeverisëse.

Share This Video


Download

  
Report form