Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Quhet Xhoel dhe është në klasen e shtatë në shkollen 9 vjeçare të Peqinit. Vogëlushi i prekur me sindromën down, falë mbështetjes së prindërve, dhe ndjekjes në qendrat specifike ka mundur të integrohet me bashkëmoshatarët e tij.
Babai i tij, Abdullah Cani tregon veshtiresinë që ka kaluar me djalin, i cili nuk fliste dhe nuk ecte deri në moshën 7 vjeçare. Babai i 13 vjeçarit tregon se si udhëton çdo ditë nga Peqini në Elbasan, ku i biri ka bërë hapa para drejt pavarësisë së tij.
Abdullah Cani: Shumë e vështirë për arsye se ai do njeri cdo sekondë. Është një fëmijë i dashur, preket shumë shpejt. Kam pasur shumë probleme sepse ai ka pasur vështirësi në të folur.
Ne diten nderkombetare të femijëve me sindromen ne Elbasan Lindita Xhelo, psikologe, u apelon prindërve që ti mbështesin fëmijët e tyre, dhe ti sot japin dashuri dhe shërbim pa kushte.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/femijet-me-sindromen-down-mbahen-aktivitete-ne-diten-nderkombetare/