Ora News - Elbasan, bashkia kujtohet në shtator për të rregulluar shkollën, ankohen prindërit

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak javë pas nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Elbasanit ka nisur rregullimin e shkollës ?Alia Gjahu? duke i akomoduar nxënësit në dy shkolla të tjera të qytetit. Prindërit ankohen se fëmijët po mësojnë nga 60 nxënës në një klasë.
Për një problem që prindërit e shprehin jashtë kamerave është se nxënësit bëjnë dy klasa bashkë, me dy mësueset përkatëse që do të thotë se një klasë nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të mbajtur këtë numër nxënësish.
Investimi në shkollën Alia Gjahu duket se ka vendosur në vështirësi shkollat mikëpritëse. Për shqetësimin e prindërve reagoi përgjegjësi për programet pranë DAR, Ali Kardhashi i cili pranoi se situata ka qenë e tillë por do të ndryshojë. Zgjidhja është gjetur mësimi në dy turne në shkollat 9-vjecare Onufri dhe Jeronim De Rada.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-kujtohet-ne-shtator-per-te-rregulluar-shkollen-ankohen-prinderit/

Share This Video


Download

  
Report form