Festa e mikpritjes durrsake, e cila zhvillohet çdo vit në ekuinoksin e pranverës, ka vlerësuar tre personalitete të shquar të fushave të ndryshme.
Artisti i Popullit Reshat Arbana, drejtori i Aluiznit në Durrës Flamur Gjuzi dhe biznesmeni Rifat Erzeni ose siç njihet jo vetëm në Durrës por edhe më larg Rifat Peshkatari, janë vlerësuar nga shoqata Durrësi dhe bashkia e qytetit me titujt Simbol i qytetit të Durrësit dhe Nderi i qytetit të Durrësit.