Kufoma e gjetur sot në detin Jon, 1 milje larg bregut të i përket skafistit Numan Laze 60 vjeç, i cili është një prej trafikantëve, gomonia e të cilëve u gjet e braktisur më 11 mars me rreth 1 ton drogë në bord.
Aktualisht kufoma ndodhet në ambientet e morgut të Vlorës. Policia e Vlorë ka njoftuar familjarët. Prokuroria në bashkëpunim me policinë e qytetit të Vlorës kanë nisur hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.