TIRANË-?Të gjithë në seancë parlamentare ditën e enjte, të mos mungojë askush. Mosmarrëveshjet me lsi-në për ligjet me 3/5 duhet të zgjidhen para seancës së të enjtes?.
Kjo ishte porosia e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi sot ne mbledhjen me deputetët socialistë ku u diskutua aktualiteti politik.
Ka përfunduar kështu mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, e cila në mungesë të kryeministrit Rama u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.
Në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ishte seanca parlamentare e të enjtes, ku pritet të miratohen disa ligje të Reformës në Drejtësi. Kështu kreu i grupit parlamentar i ka kërkuar të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm në seancen e të enjtes, në mënyrë që të mos rrezikohet votimi, pasi duhet 84 vota.