Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruç ka hedhur poshtë zërat se mes koalicionit PS- LSI ka një krisje.
Nga Fieri, Ruçi u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë do të zhgënjehen.
"Lidhur me parashikimet se koalicioni do të shpërbëhet, ju them se të gjithë ata që parashikuan diçka të tillë do të zhgënjehen", tha Ruçi.
Në fjalën e tij, Ruçi u shpreh se pavarësisht se partitë opozitare duan ta lënë vendin pa zgjedhje dhe pa një President të ri kjo nuk do të ndodh sepse nuk e lejon Kushtetuta. Ai u shpreh se nuk do të përsëritet '97.