Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur në Kuvend raportin e punës një vjeçare. Në materialin voluminoz të paraqitur, organi i akuzës ka analizuar ecurinë e të gjitha veprave penale të hetuara dhe të dërguara në gjykatë, ku vihet re nje ulje të procedimeve për veprën penale të korrupsionit krahasuar me vitin 2015 me 24.4%.
Procedimet për korrupsion kanë pësuar ulje krahasuar me një vit me parë. Ky është konkluzioni i Prokurorisë që ka paraqitur në Kuvend raportin e punës 1 vjeçare të saj.
Sipas organit qendror të akuzës, gjatë vitit 2016 ka një ulje prej 24,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2015.
Ulje kanë pësuar edhe numri i të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2015 prej 24,5 %.
Gjithashtu gjatë vitit 2016 janë regjistruar 2 procedime për veprën penale të ?Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë?, dhe 11 procedime penale për nenin 260 të Kodit Penal ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë?, kundrejt 2 procedimeve të regjistruara në vitin 2015 për këtë vepër.
Gjithashtu në raport vihet re se për vitin 2016 për veprën penale të ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, organi i Prokurorisë ka regjistruar 3 procedime penale me 4 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2015 rezultojnë të regjistruar 7 procedime penale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-prokurorise-per-2016-ulje-me-24-te-procedimeve-per-korrupsion/