Report TV - Pas darkës me Ramën, Meta drekon për dy orë me Idrizin

Report TV 2017-07-04

Views 0

Pas darkës të zhvilluar një natë më parë me kryeministrin Edi Rama në zonën ne Pazarit të Ri, kryetari i LSI ka drekuar këtë të hënë me kreun e PDIU, njëherazi nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi.

Takimi mes Metës dhe Idrizit nisi rreth orës 14:00 dhe u zhvillua në një nga restorantet në kryeqytet.

Lëvizjet në kampin e mazhorancës vijnë në kuadër të negociatave për koalicionin e ri parazgjedhor brenda të majtës.

Pas darkës së mbrëmshme, Edi Rama dhe Ilir Meta duket se kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form