Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se reforma në drejtësi po mban peng edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij pa këtë reformë kyçe në vend nuk do mund të kemi rritje ekonomike.
Ahmetaj: Pa reformën në drejtësi nuk do të kemi dot rritje ekonomike, nuk do kemi dot atë shtet që duam, nuk do kemi dot rritje të mirëqënies. Kushdo që pengon reformën në drejtësi i ka dalë përballë qytetarit shqiptar duke e penguar atë për punësim, duke e penguar familjen e tij për mirëqënie dhe duke i vënë stërkëmbëshin një shteti që do të ishte shtet i drejtë në favor të qytetarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-ska-rritje-ekonomike-pa-drejtesine-rruga-e-arbrit-ne-proces/