"Nuk flas sot as për Qeverinë teknike dhe as për datën e zgjedhjeve se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Shpresoj ta kem orën dhe vendin kudo qoftë".
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së kësaj të enjte, duke u shprehur sërish i gatshëm për të takuar kryetarin demokrat, Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Çadrën e PD për të negociuar zgjidhjen e ngërçit politik.
"Unë preferoj në çadër dhe në çfarëdo formati që të ketë, vetëm për vetëm, me aleatë, me shokë bashkë?, tha Rama.