stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Adela Hyseni është një nënë e re 20 ? vjeçare, që po përballet me një situatë të vështirë. Ajo ka një djalë 3 ? vjeç me sëmundje të rrallë, që as ha, as pi e as lëviz. Adela tregon se e ushqen të birin përmes një tubi dhe i vogli ka nevojë gjithë kohës për oksigjen. Emisioni ?STOP? i siguron familjes Hyseni aparatin e oksigjenit dhe një krevat ortopedik.
?Unë quhem Adela Hyseni dhe jam 20 ? vjeçe. Problemi ime ka të bëjë me djalin tim, i cili quhet Joel. Ai lindi me probleme dhe është me diagnozën encefalopati. Djali as nuk ecën, as nuk flet, as nuk qëndron ulur, madje ai prej muajit Dhjetor ka qenë në spitalin ?Nënë Tereza?. Joeli ka bërë një operacion dhe nuk ushqehet më nga goja sepse ka patur probleme me përtypjen dhe nuk e kuptonte se si do të ushqehej nga goja dhe ushqehet nëpërmjet një tubi që ka në bark. Për sëmundjen e djalit tim duhet aparati i oksigjenit, një aspirator dhe një aparat avulli. Nëse është e mundur dhe një krevat ortopedik. Djalin e mbajmë me jastëk dhe gjatë gjithë natës më rrëshket, gjë që bën që sekrecionet të mund të ngjiten lartë dhe t?i bllokojnë frymëmarrjen. Ju lutem, nëqoftëse keni mundësi mund të ma bëni këtë nder, sepse edhe unë dua që djali im të ketë kushtet si çdo femijë tjetër.?
I ati i Joelit thotë se punon në Kombinat në Tiranë dhe rroga e tij është 220 mijë lekë të vjetra. Ai kërkon sensibilizimin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të ndihmojnë djalin e tyre, Joelin.
Emisionit ?STOP? i siguroi familjes Hyseni apararatin e oksigjenit, aparatin e aspirimit, si dhe krevatin ortopedik. Adela thotë se Joeli është përmirësuar dhe nuk ka më sekrecione, siç ka patur.