TIRANE-Vetëm 67 persona përmbushin kriteret për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka përcjellë këtë të premte Avokatit të Popullit listën e zezë të atyre aplikantëve që nuk duhet të përfshihen në këtë proces. Lista me 42 emrat e papërshtatshëm ndodhet në një zarf të vulosur që vetëm Kuvendi ka të drejtë ta hapë.
ONM filtron listen
Sot, Kryetarja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së zarfin e mbyllur për t?iu dërguar Kuvendit.
Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:
-84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;
-109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.