Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dorëzuar sot rekomandimet e reja për procesin për formimin e institucioneve të rivlerësimit (vetingut), të cilat zëvendësojnë rekomandimet e nxjerra nga ONM më 3 mars 2017.
Kryetarja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi sot Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së, në një zarf të mbyllur për t?iu dërguar Kuvendit.
?Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë konfirmuar se stafi i Zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm, me saktësi dhe angazhim serioz. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara. Edhe një herë, të gjitha aktivitetet monitoruese nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së u kryen në mënyrë të plotë, duke punuar në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri, të cilët mbetën të angazhuar për të asistuar dhe për të mbështetur punën e tyre?.
Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:
-84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;
-109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/onm-skanon-kandidaturat-per-vettingun-kalojne-klasen-67/