Qeset plastike me lekë, Veliaj: Nismë për të ulur nivelin e ndotjes

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Qeset plastike do të jepen kundrejt pagesës edhe në rrjetin e 7 supermarketeve të tjera. Teksa nënshkroi marrëveshjen kryebashkiaku vlerësoi gatishmërinë që kanë treguar këto kompani për të kontribuar në një qytet më të pastër.

?Kemi probleme të panumërta në një qytet që është ndërtuar për 200 mijë banorë dhe sot ka 1 milionë banorë; shpesh kanalizimet bllokohen, po ashtu edhe impiantet e grumbullimit të mbetjeve, kazanët, gjithashtu në sheshpushimet e lagjeve, në këndet e lodrave shohim katastrofa mjedisore nga papërgjegjshmëria. Ndaj, është e rëndësishme që këto rrjete supermarketesh të bashkuara në këtë nismë me Bashkinë e Tiranës, të garantojnë një qytet më të pastër?.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit ne bashkinë e Tiranës, nisma për reduktimin e qeseve po zbatohet me sukses, ku qytetarët të dekurajuar nga pagesa prej 3 dhe 5 lekësh kanë nisur të përdorin trastat.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form