Report TV - Debate për Tiranë-Elbasan, Balla: Hetim! Dervishaj: S'kishte projekt

Report TV 2017-07-05

Views 0

Shtesa prej 35 milionë dollarësh për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka vijuar të ngjallë diskutime edhe gjatë seancës së sotme parlamentare.

Përpara miratimit të shtesës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se është e papranueshme që ndërtimi i rrugës nisi në vitin 2011 pa një studim gjeologjik të gjithë segmentit.

Ai kërkoi hetime për tenderimin dhe ndërtimin e rrugës.

"Gjithë ato autoritete të saj kohe, në vitin 2011, kur ka filluar prokurimi i këtij aksi rrugor, duhet të mbajnë përgjegjësi, se si kanë nisur rrugën në një trase të pastudiuar në aspektin gjeologjik?, tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form