Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve Sokol Dervishaj. Ai u mor në pyetje për më shumë se 2 orë nga prokrorja e cështjes Elisabeta Imerja. Kjo e fundit mësohet se ka kërkuar shpjegime nga Dervishaj për dokumentacionin e firmosur gjatë kohës që ai ka drejtuar ministrinë e Transporteve në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan.
Objekti i hetimit është kallëzimi i bërë në dhjetor 2017 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila gjatë auditit ka gjetur një dëm ekonomik prej 53 mln dollarë pasi dha dëshmi në prokurori Dervishaj në dalje të krimeve të rënda tha se nuk mund të bëjë asnjë koment për çështjen.
Dje ishte Haxhinasto
Dje ish- ministri i Transporteve, aktualisht deputet i LSI, Edmond Haxhinasto iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të rënda,për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan- Tiranë.
Haxhinasto dha informacion mbi rolin politik që ka ministri në mbarëvajtjen e projekteve, ku peshën kryesore e ka perfomanca e kompanisë së përzgjedhur dhe superviziori.
Kontrata në fjalë nuk është bërë në kohën kur Haxhinasto ka qenë ministër, por ka nisur më herët që në vitin 2011. Pas daljes nga prokuroria, ish-ministri tha se ishte pyetur ne cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen në lidhje me ato gjëra që kane të bëjnë si ish-drejtues politik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-ish-ministri-dervishaj-ne-prokurori-dosjen-tirane-elbasan