Ora News – PD-LSI bëhen bashkë, votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit

Ora News Lajme 2017-03-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndajnë qëndrim të përbashëkt përsa i përket teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Teksa bëshkryetari Demokrat i Komisionit Oerd Bylykbashi thotë se ky sistem është i mundshëm të aplikohet, edhe pse ka mbetur pak kohe deri në zgjedhje. Por Partia Socialistë është e prerë kundër, ndërsa bashkryetari Taulant Balla, tha se mund të aplikohet vetëm si projekt pilot.
Pas me shumë se nje viti konstituim dhë në mbledhjen e 5 gjatë gjithë kësaj kohë, komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore, gjeti dakordësinë mbi procedurën që do ndiqet për ndryshimet në kod. Ekspertë e kampeve politike do të hartojnë propozimet për t?i kthyer në amendamente ligjore nga ku do të nisë dhe diskutimi politik i tyre. Partia Demokratike nuk tërhiqet, ndërsa e vendos kusht implementimin e votimit dhe numërimit elektronik.
Bylykbashi: Kjo është çështje themelore, teknologjia në votim do të zgjidhi një numër të madh çështjesh thelbësore të standardeve të zgjedhjeve. Por ajo që është e qartë mazhoranca ka bërë çmos për ta vonuar deri në këtë fazë për të thënë nuk ka më kohë. Justifikimin me kohë nuk ja pranojmë mazhorancës.
Kjo kërkesë ndau mazhorancën. Lëvizja Socialiste për Integrim , mbështet votimin dhe numërimin elektronik, por si arbitër që vendos për përdorimin ose jo kërkon OSBE-në. Ndërsa Partia Socialiste është e prerë kundër këtij projkti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-lsi-behen-bashke-votim-dhe-numerim-elektronik-ne-zgjedhjet-e-18-qershorit/

Share This Video


Download

  
Report form