Ora News – Ministri gjerman: Opozita të kthehet në parlament. Ndryshimi me votë

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shuplakë e fortë nga qeveria gjermane ka ardhur për protestën e opozitës dhe kërkesat e saj. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin Ditmir Bushati tha se është e pakuptueshme se përse po bllokohet reforma në drejtësi dhe përse po bojkotohet parlamenti. Ministri Gabriel tha se është i çuditur se si një pakicë nuk kërkon ndryshimin e qeverisë përmes votës por përmes dorëheqjes së qeverisë pak përpara zgjedhjeve. Gabriel shtoi se sa më shumë bllokohet reforma në drejtësi, aq më shumë vonohet integrimi europian i Shqipërisë.
Në Bashkimin Europian është e pakuptueshme pse reforma në drejtësi po bllokohet dhe askush nuk po e kupton se përse opozita e ka bojkotuar parlamentin.
Një dush i ftohtë për liderin demokrat, Lulzim Basha, ka ardhur nga Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.
Diplomati gjerman u shpreh i çuditur se si një pakicë nuk e kërkon ndryshimin e pushtetit nëpërmjet votimit në parlament.
Ministri Gabriel hodhi dyshime të forta se protesta e opozitës bëhet nga frika e reformës në drejtësi ndërsa sa i përket komplotit të prezumuar nga lideri i opozitës, Gabriel tha se sa herë që nuk ka rrugëzgjidhje, gjendet argumenti i komplotit.
Në një konferencë të përbashkët me Ministrin Ditmir Bushati, Ministri gjerman theksoi se sa më shumë të bllokohet reforma në drejtësi, aq më shumë zgjatet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-gjerman-bojkoti-i-opozites-absurd-largoni-qeverine-me-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form