Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, i ka përcjellë mesazhe të qarta dhe të forta politikës shqiptare për rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ministri Rroth iu drejtua opozitës shqiptare, duke i kërkuar të marrë përgjegjësitë e veta në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij, kjo çështje duhet të kalojë përtej konflikteve të brendshme politike.
Ndër të tjera, zyrtari i lartë deklaroi se Gjermania duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj.
Vlerësoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që janë të domosdoshëm për vendet evropiane. Duhet një administratë profesionale, një sistem drejtësie i pa korruptuar. Pres nga qeveria të vijojë zbatimin e reformave në mënyrë konsekuente.
Michale Roth, ministri gjerman
Fjala e ministrit gjerman, gjatë konferencës në Tiranë:
Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë, por ja vlen. Duhet përforcuar sistemi i demokracisë të shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë dhe pavarësia e tij. Procesi i Vettingut është unik për nga karakteri, që shërben si model për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Dje bisedova me përfaqësues të organeve të Vettingut, që më treguar se ky proces ka filluar të zbatohet dhe të japë rezultate.
Bisedova dje dhe me Ramën e Xhafajn, ku fokusi i bisedave kanë qenë problematiket lidhur me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, fusha që ne kemi ende pritshmëri për suksese të mëtejshme. Faskë Forca ka nisur veprimtarinë e vet.