Lush Ndoci nga fshati Trush i Shkodrës zgjodhi një mënyrë tejet të veçantë për të protestuar ditën e hënë, duke bllokuar rrugën Shkodër- Lezhë me bagëtitë e tij.
Por menjëherë pas protestës ai është shoqëruar nga policia ku është marrë në pyetje për 4 orë, në postën e Policisë së Barbullushit.
Ndoci shprehet se shoqërimi i tij është për t?i mbyllur gojën në lidhje me padrejtësitë që i janë bërë atij dhe familjes së tij.