Report TV - 1 orë protestë, LGBT mbyll marshimin kundër homofobisë

Report TV 2017-07-06

Views 0

TIRANE-Aleanca LGBT dhe Pro LGBT ka mbajtur pedalimin kundër homofobisë.

Ata kanë marshuar me biçikleta ku janë nisur nga Pallati i Kongreseve për të përshkuar disa segmente të kryeqytetit.

Më pas pjesëmarrësit janë drejtuar drejt ?Çadrës së PD-së?, ku janë kthyer majtas në rrugën Ismail Qemali.

Më pas janë futur në drejtim të zonës së ish-bllokut, ku kanë përshkuar rrugën Ibrahim Rugova dhe ashtu siç ishte parashikuar kanë vazhduar përgjatë lumit të Lanës, dhe së fundmi janë kthyer tek ura në shkollën ?Vasil Shanto?, ku kanë vazhduar përsëri përgjatë Lanës.

Dy organizatat kryesore në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, zhvilluan pedalimin e 6 me biçikleta kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Përpara nisjes së paradës me biçikleta Kriste Pinderi ka deklaruar se kanë vendosur të mos fshihen por të jetojnë të lirë.

?Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë, kemi vendosur të mos fshihemi më?, tha Pinderi.

Share This Video


Download

  
Report form