Rrugëtimi politik i Ilir Metës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Ilir Meta po shkon drejt presidencës, duke patur mbi shpine një karrierë të gjatë politike, që shënon thuajse të gjitha detyrat më të larta shtetërore.



Angazhimi i parë i Metës i takon viteve 90, ku ai ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes studentore te dhjetorit, qe solli rënien e komunizmit.



Ilir Meta është nje nder themeluesit e forumit rinor socialist. Ai mbajti poste drejtuese ne FRESSH që nga viti 1992 e deri ne 2001.



Me pas karriera e tij vijoi ne forumet e Partisë Socialiste duke mbajtur poste te ndryshme.



Aktiviteti politik i Ilir Metës kulmoi 17 vjet më parë me drejtimin e qeverise socialiste. Vetëm 30 vjeç, ai u bë kryeministër, duke pasuar Pandeli Majkon.



Pas zgjedhjeve parlamentare te verës se vitit 2001 ai u rimandatua si kryeministër, por lëvizja për katarsis e kryetarit socialist fatos Nano e detyroi të jepte dorëheqjen ne shkurt të vitit 2002.



Ndonëse u largua, Meta dha shenja se nuk do të dorëzohej. Një vit më pas, se bashku me një grup mbështetësish te Partisë Socialiste, ai themeloi Lëvizjen Socialiste per Integrim.



Prova e parë zgjedhore i dha partisë së Metës 5 mandate, duke ndikuar qe PS te humbiste zgjedhjet.



Por fati politik i LSI u rrezikua nga ndryshimet kushtetuese që ndërmorën Rama e Berisha. Meta dhe disa deputetë të tjerë u futën në grevë urie brenda parlamentit.



Por ne zgjedhjet e vitit 2009, LSI Mori 4 mandate, duke qenë çelësi i qeverisë se re të koalicionit më Partinë Demokratike.



Meta mori disa poste të larta: në 4 vjet, ai u bë zv.kryeminister, ministër i Punëve te Jashtme dhe ministër i Ekonomisë.



Karriera e tij u trondit kur nje videoregjistrim i realizuar nga ish-miku e ministri i tij Dritan Prifti, e nxirrte duke folur per pazare e favore te tjera. Kjo video provokoi protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Por mbyllja e procesit në gjykatë, pasoi dhe mbylljen e bashkëpunimit me Berishën.



Drejtuesi i forte i LSI braktisi PD dhe arriti një marrëveshje me rivalin e tij nga e majta, Edi Ramen.



Me fitoren e zgjedhjeve ne 2013, Ilir Meta u ngjit ne krye te kuvendit.



Sot 48 vjeçar, Meta zgjidhet President, duke qene politikani me i ri, pas vitit 1992 qe mban këtë post.

Share This Video


Download

  
Report form