Maskat që drejtonin rrahjen e deputetëve në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Të tjera pamje shfaqin aktet e dhunës së paprecedentë të nacionalistëve maqedonas, që dy ditë më parë mësynë brenda parlamentit dhe sulmuan fizikisht deputetët.

Mes tyre dallohen qartë edhe persona të maskuar, që vëzhgojnë situatën e japin edhe urdhra, ndërsa dhunohen ligjvënës shqiptarë e maqedonas. Mes tyre ishte edhe deputeti Zijadin Sela.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev një ditë më parë theksoi se sulmi ishte i mirëorganizuar dhe tentativë për vrasje me paramendim të deputetëve.

Mëngjesin e sotëm situata në Shkup është e qetë, por forcat policore vazhdojnë të qëndrojnë rreth parlamentit. Policia ka hapur për qarkullim rrugët që mbante të bllokuara që prej nisjes së trazirave. Zoran Zaev deklaroi se Trajko Veljanovski që deri tani ka kryesuar seancat parlamentare, ka kohë deri të martën t?ia dorëzojë detyrën kryetarit të ri të kuvendit, Talat Xhaferi.

?Deri tani treguam se ekzistojnë shumë mënyra alternative që nuk përfshijnë dhunë. Ne do të presim disa ditë. Kryeparlamentari i ri do të njoftojë Ivanovin se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t?i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare. Ai do ketë ne dispozicion 10 ditë.?

Edhe kryeparlamentari Xhaferi paralajmëroi se procesi i formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare do të vazhdojë dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren javën e ardhshme.

Pas dhunës në kuvend, LSDM përmes një deklarate ka theksuar se askush nuk do t?i shmanget përgjegjësisë për veprimet e ndërmarra ndaj deputetëve.

Share This Video


Download

  
Report form