Shkarkohen 4000 zyrtarë në Turqi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria turke ka shkarkuar rreth 4 mije zyrtare publike ne atë qe vlerësohet operacioni me i madh i spastrimit qe prej grushtit te dështuar te shtetit vitin e kaluar. Mes tyre jane 1 mije punonjës te Ministrisë se Drejtësisë, po aq te ushtrisë, si edhe rreth 100 pilote te forcave ajrore. Ne nje tjetër vendim, Turqia ndaloi programet televizive per gjetje partneresh, si edhe bllokoi faqen enciklopedike online Wikipedia. Shkarkimet e fundit vijnë pas pezullimit te me shume se 9 mije oficereve te policisë dhe arrestimit te 1 mije te tjerëve te mërkurën, ne lidhje me dyshimet per lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga regjimi i Erdogan se qëndron pas grushtit te dështuar te shtetit. Dora e hekurt e Erdogan ka nisur te ndihet qe pas referendumit kushtetues, qe i dha atij pushtet absolut. Argumenti kryesor për bllokimin e Wikipedias nga qeveria ishte se enciklopedia online kishte publikuar shkrime nga disa autore te akuzuar nga regjimi i Erdogan si mbështetës te terrorizmit. pas bllokimit, themeluesi i Wikipedias Jimmy Wales reagoi ne Twitter, duke thëne se e drejta per t?u informuar edhe nje nga liritë primare njerëzore dhe ai do te luftonte përherë per ketë te drejte.

Share This Video


Download

  
Report form