http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga nesër çdo fermer që ka një nipt, nuk ka detyrime të prapambetura dhe plotëson kriteret, mund të aplikojë për të përfituar nga fondet për subvencionim nga shteti.Përfituesit do të aplikojnë në zyrat rajonale të bujqësisë në çdo rreth, ndërsa një nga kriteret është që sipërfaqja minimale e investimit të jetë 2 dynym, ndërsa ajo maksimale 5 hektare.Bëhet fjalë për një fond prej 15 milion euro ku të favorizuar janë ata që kultivojnë prodhime vendasve si dhe investimet në fermat e blegtorisë. Shoqata e Agrobiznesit shprehet se kjo skeme subvencionimi lë jashtë mekanikën bujqësore, për të cilën kanë kaq shumë nevojë fermerët.Gjatë vitit të kaluar përfituan rreth 1000 fermer. Shqipëria vijon të jetë ende larg shifrave që vendet e rajonit ofrojnë për këtë sektor. Maqedonia ofron 150 milion euro, ndërsa Kosova 98. Shqipëria arrin në 15 milion, por edhe këto nuk arrijnë të përfitohen të plota, pasi fondet ndryshojnë destinacion.